Kryeqyteti i Zvicrës po shqyrton një “skemë pilot” për të lejuar shitjen e kokainës për përdorim rekreativ, një qasje radikale ndaj luftës kundër drogës që nuk mendohet të jetë provuar diku tjetër.
Advertisements
Parlamenti në Bernë e ka mbështetur idenë, e cila ende duhet të kapërcejë kundërshtimin nga qeveria e qytetit dhe do të kërkojë gjithashtu një ndryshim në ligjin kombëtar.
Advertisements
Politika e drogës në të gjithë botën po evoluon, me shtetin amerikan të Oregonit, për shembull, duke dekriminalizuar posedimin e sasive të vogla të kokainës. Shumë vende evropiane, duke përfshirë Spanjën, Italinë dhe Portugalinë, nuk kanë më dënime me burg për posedim droge, përfshirë kokainën, edhe pse askund nuk ka shkuar aq larg sa propozimi në Bernë.
Thilo Beck, nga Arud Zentrum, qendra më e madhe për mjekësinë e varësisë në Zvicër, shprehet se është koha për një politikë rreth kokainës, e cila mund të zgjidhte shumë çështje.
“Unë mendoj se përdoruesit do të dinin se çfarë blejnë, cilësia do të kontrollohej dhe ne do të kishim mundësinë t’i edukonim ata për përdorim më të sigurt. Mendoj se të gjithë së bashku, përdorimi, siç thashë do të ishte shumë më i sigurt se më parë. Nëse shikoni situatën tani, gjysma e Amerikës së Jugut është e terrorizuar nga kartelet dhe e kontrolluar nga kartelet, dhe kjo do të përfundonte menjëherë. Nëse kartelet kanë qarkullim të krahasueshëm me industrinë e naftës kjo do të legalizohej e gjitha.”
Nga ana tjetër, Boris Quednow, udhëheqës i grupit të Qendrës për Kërkime Psikiatrike të Universitetit të Cyrihut, mbetet i shqetësuar për rreziqet e mundshme pasi kokaina është një nga drogat pas së cilës njerëzit janë më të varur.
“Mendoj se kjo është një ide e keqe për disa arsye. Arsyeja e parë është se kokaina është një drogë prej së cilës njerzit janë shumë të varur, dhe në fakt, kokaina gjithashtu ka shumë efekte anësore. Është mjaft e rëndë për sistemin kardiovaskular dhe ata që e konsumojnë kanë një rrezik të lartë për të atak në zemër pas përdorimit.”
Zvicra e pasur ka një nga nivelet më të larta të përdorimit të kokainës në Evropë, sipas niveleve të drogave të paligjshme, me Zyrihun, Bazelin dhe Gjenevën në krye.
Qytetet zvicerane, përfshirë Bernën, po tregojnë gjithashtu përdorim në rritje, ndërsa çmimet e kokainës janë përgjysmuar në 5 vitet e fundit, sipas Addiction Switzerland, një organizatë joqeveritare.
Një përdorues kokaine nga Gjeneva, i cili u identifikua si Leo për të ruajtur anonimitetin e tij, tha se ai mendon se legalizimi i drogës do ta lehtësonte trajtimin dhe do të reduktonte krimin e lidhur me furnizimin. Ai gjithashtu do të përmirësojë cilësinë e drograve në shitje dhe do t’i bëjë ato më të sigurta për t’u përdorur.
“Unë mendoj se nëse kokaina është një drogë e pistë, kjo është kryesisht sepse është e paligjshme. Dhe mendoj se nëse legalizohet, kjo çështje mund të trajtohet. Mendoj se ndalimi i barnave nuk çon në rezultate të mira në aspektin e politikave shëndetësore dhe parandalimit.’
Leo shprehet se si ishte jeta për të kur nisi kokainën.
“Kam përdorur kokainë. Kjo marrëdhënie përfundoi dhe unë fillova ta përdor këtë produkt gjithnjë e më pak. Mbaj mend që po vizitoja një terapist dhe mbaj mend se ishte e vështirë të flisja me të në fillim. Mendoj se nëse kjo lloj droge po të ishte e ligjshme do të kishte qenë më pak e vështirë për mua. Mendoj se imazhi se është i paligjshëm, nuk ndihmon të flasësh lirshëm për të edhe me një terapist ku dikush ka konfidencialitet mjek-pacient. Nuk ishte e lehtë të flisje për të. Mendoj se do të ishte më mirë nëse qeveria ta trajtojë ose ta rregullojë të paktën, sepse ka rregullore për cilësinë dhe rregullore në shitje, sepse sot, çdokush mund ta marrë atë në një cep rruge dhe mendoj se mund të jetë mirë që disa janë vendosur rregulla.”
Drejtoria e Arsimit, Çështjeve Sociale dhe Sportit të Bernës po përgatit një raport mbi zhvillimin e një gjyqi për përdorimin e kokainës, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë patjetër. Që të zhvillohet një gjyq, parlamenti duhet të ndryshojë ligjin që ndalon përdorimin rekreativ të drogës. Vendimi mund të vijë brenda disa vitesh, ose më herët nëse skemat aktuale të kanabisit – ku droga është në shitje në farmaci. Çdo legalizim do të shoqërohet me kontrolle të cilësisë dhe fushata informacioni.
“Unë mendoj se ajo që na duhet është dekriminalizimi i përdorimit të kokainës, madje edhe dekriminalizimi i çdo përdorimi të drogërave. Por mendoj se legalizimi i përdorimit rekreativ dhe i shitjes së drogës, ku rreziqet i tejkalojnë përfitimet mendoj vërtet se nuk është një ide e mirë. Nuk ka asnjë arsye të mirë për ta bërë këtë. Ne e dimë këtë ekuilibër midis disponueshmërisë dhe përdorimit të drogës. Kokaina është një nga drogat që çon në varësi shumë shpejt kështu që ne e dimë se 5 deri në 6% e përdoruesve për herë të parë varen vitin e parë. Kjo është më e shpejtë se alkooli, kanabisi apo droga të tjera.”
“Kokaina mund të jetë kërcënuese për jetën si për përdoruesit e parë ashtu edhe për ata afatgjatë. Pasojat e një mbidoze, por edhe intoleranca edhe në sasitë më të vogla, mund të çojnë në vdekje“, bën të ditur qeveria e Bernës.