Media ruse Baza publikoi foto të sulmuesve të dyshuar në kanalin e tyre Telegram. Të katër të dyshuarit janë nga ish-republika sovjetike e Taxhikistanit , e cila kufizohet me Afganistanin.
Advertisements
Makhmadrasul Nasridinov (37), Rivozhidin Ismonov (51), Shohinjonn Safolzoda (21) dhe Rustam Nazarov (29) janë disa nga të dyshuarit në sulmin terrorist të djeshëm në një sallë koncertesh në Moskë . Nga sulmi humbën jetën 115 persona, por ekziston mundësia që numri i viktimave të rritet.
Advertisements
Shërbimi Rus i Sigurisë (FSB) njoftoi se të dyshuarit donin të kalonin kufirin dhe të iknin në Ukrainë pas të shtënave, ndërsa Ukraina mohon me forcë çdo përfshirje në sulm.