Futbolli në zi/ Ndërron jetë papritur futbollisti i njohur në moshë të re

by editor

Tragjedi për klubin e divizionit të parë në Bolivi, Real Santa Cruz.

Futbollisti 24-vjeçar, Guillermo Denis Beltran humbi jetën pas një arresti kardiak në stërvitje me skuadrën. Kolumbiani humbi ndjenjat dhe ra në tokë, teksa pavarësisht të gjithë përpjekjeve të stafit mjekësor, Beltran nuk ia doli dhe humbi jetën në klinikë.

Kapiteni i Santa Cruz shpjegon momentin e rëndë gjatë stërvitjes duke theksuar se Beltran deri në momentin kur humbi ndjenjat ishte duke u stërvitur normalisht.

You may also like