Ish-ministri Arben Ahmetaj nga arratia ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka pritur në zyrën e tij kriminelë dhe këto i ka parë me sytë e tij.
Advertisements
Gjatë një interviste për Rai3, Ahmetaj tha se Rama ka lidhje me grupet kriminale dhe koordinatori i bandave të Durrësit është Ergys Agasi. Sipas tij, Agasi si koordinator drejton bandat kriminale dhe i përdor eksponentët e tyre për zgjedhjet.
Advertisements
“Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin. Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve. Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias”.
Por kush është Ergys Agasi?
Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i ish-deputetit socialist, Bardhyl Agasi i cili ka qenë Sekretar i PS në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Fatos Nano. Edhe pse i ati ka qenë socialist, në skenën politike Ergys Agasi është futur nga LSI.
Ai ka mbajtur postin e kreut të Inspektoratit të Mjedisit, në kohën kur Ministër i Mjedisit ishte Lefter Koka. Gjatë kësaj kohe, Agasi duket se ka krijuar lidhje të forta miqësie me Alqi Bllakon, pasi me babanë e ish-deputetit socialist ka edhe një kompani, “EA LOGISTICS”, me objekt transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave.
Por në vitin 2017, Agasi dha dorëheqjen nga posti dhe iu bashkua Partisë Socialiste dhe sot ai ka një pushtet të madh si i deleguar politik për qarkun e Durrësit nga socialistët, qark ku është deputet vetë kryeministri. Me një influencë mjaft të madhe pas pushtetit të dhënë nga Edi Rama si Drejtues Politik i Qarkut Durrës, Agasi shfaqet herë si biznesmen, herë si këshilltar i Ramës, herë si koordinator i lidhjeve të politikës me botën e egër të krimit për interesa elektorale.