Projektligji për Surrogacinë, shoqëria civile protestë në Elbasan

by editor

Prindër, fëmijë, gjyshe e gjyshër protestuan simbolikisht në Elbasan në mbrojtje të familjes.

Advertisements

Me pankarta në duar shoqëruar me mesazhe ata kundërshtua projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues që pas konsultimit publik pritet të kalojë për diskutim në Parlament.

Advertisements

Surrogacia apo bërja nënë duke përdorur mitrën e një gruaje tjetër, ndërprerja e shtatzënisë në moshën 16-vjeçare edhe pa dijeninë e prindit dhe sterilizimit i të rinjve sipas tyre çojnë familjen drejt zhdukjes.

Protesta u iniciua nga shoqëria civile, ndërsa u vu re një pjesëmarrje më e lartë e komunitetit mysliman.

Juristi Gentian Sejrani e përqendroi fjalën e tij ,duke argumentuar efektet që do të ketë surrogacia te vajzat që vijnë nga shtresat në nevojë. Gjithashtu ai e sheh me rrezik “porositësit” e fëmijëve që do të vijnë nga Ukraina në situatë lufte, si një nga vendet e cila e ka legjitimuar surrogacinë.

“ Surrogacia është ai lloj veprimi që ndoshta do të marrë në qafë vajzat dhe gratë që kanë probleme financiarë. Duke ditur Ukrainën tashmë që është në proces lufte, e gjithë vëmendja e atyrë që duan të bëjnë porosi për fëmijët e tyre do të jetë në Shqipëri”, u shpreh juristi.

Projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues ka përfshirë prej disa ditësh në debat, qytetarë, mjekë e përfaqësues të besimeve fetare. Këta të fundit janë bërë bashkë kundër tij.

You may also like