Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Vlorë.
Advertisements
Sipas policisë, dy të mitur përkatësisht të moshave 14 dhe 15 vjeç janë konfliktuar për arsye ende të paqarta me një 13-vjeçar.
Advertisements
Dyshohet se sherri ka nisur për motive të dobëta, ndërkohë për tre të miturit janë referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme proceduriale.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori, për 2 shtetas të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me një 13-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme”,– thuhet në njoftimin e Policisë.