Pamje të rënda/ Burri vret komshiun pas një sherri për një valvul uji (Video)

by editor

Një mosmarrëveshje midis fqinjëve u kthye në vdekjeprurëse pasi një burrë nxori një armë dhe qëlloi për vdekje tjetrin. Sherri ka nisur për shkak të një mosmarrëveshje për një valvul të përbashkët uji.

Pamjet e vëzhgimit tregojnë dy çifte në Escazú, Kosta Rika, duke nisur një debat të ashpër i cili mori një kthesë dramatike.

Video nga incidenti që ndodhi të hënën tregon çiftet duke bërtitur nëpër pronat e tyre fqinje në kompleksin e bashkëpronësisë Río Palma, përpara se konfrontimi të zhvendosej në oborrin e përparmë.

Në hakmarrje, Zamora nxori armën e tij dhe hapi zjarr ndaj Mendozës, duke qëlluar të paktën nëntë herë. Viktima humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Gruaja e viktimës shihet duke bërtitur dhe duke vrapuar ndërsa të shtënat vijuan, ndërsa gruaja e Zamora u përpoq ta tërhiqte atë për të ndaluar burrin e saj që të vazhdonte të gjuante me armë teksa ata iknin nga vendi i ngjarjes.

Zamora u arrestua pas incidentit dhe do të kalojë tre muaj në paraburgim.

Familjarët e të ndjerit deklaruan për mediat e Kosta Rikës se prej kohësh kishte konflikte mes Zamorës dhe Mendozës.

“Para se ky njeri të kryente atë mizori, motra ime e kishte raportuar atë disa herë, por autoritetet nuk bënë kurrë asgjë,” tha Dayli Avendaño, për median CR Hoy.

You may also like