Mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi ka ikur me vrap nga ambientet e Gjykatës, pasi togat e zeza lanë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij, pasi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spitali i QSUT tek klinika e tij private “Megis” tek zona e Astirit.
Advertisements
Mjeki Edmond Gashi largohet me shpejtësi për t’i “shpëtuar” kamerave. Ai zgjedh të mos dalë nga porta kryesore, por ikën me vrap nga pjesa e pasme e godinës së Gjykatës.
Advertisements
Në dosjen e hetuar nga prokurori Bledar Valikaj për të cilën po hetohen mjekë të spitalit të Onkologjikut, por edhe zv.drejtoresha e QSUT, një nga dëshmitarët është dhe M. Xh. nga Burreli, i cili kishte pasur të ëmën me tumor, që pasi kishte shkuar fillimisht për kontroll në QSUT, është transferuar në klinikën private mjekësore “Megis”, ku dhe ka bërë operim të ëmën për 2700 euro. Gjithashtu në këtë klinikë është sugjeruar dhe t’i nënshtrohej kimios, por nuk kanë pranuar.
Ndërmjetës ka qenë Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i cili e ka orientuar te doktor Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT dhe më pas ky i fundit te klinika “Megis” për të kryer biopsinë pasi në shtet do të kishte vonesa. Pasi ka dalë biopsia, Emiljano kanë bërë pazar për pagesën që do të bëhej për operacionin po në këtë klinikë, e cila është në pronësi të doktorit Edmond Gashit. Nga 3 mijë euro, pagesa do i ulej në 2500 për shkak të ndërhyrjes së tij. “Ik o hajdut ik”, i drejtohet një nga personat që e filmon.