Në filtrin e verifikimeve për ata që duan të bëhen polic, shtohet edhe SPAK.
Advertisements
Mësohet se kush vesh uniformën, më parë duhet të marrë konfirmim që nuk është nën hetim nga prokuroria e posaçme.
Advertisements
Në proçedurën e rekrutimit në policinë e shetit është shtuar si filtër verifikimi edhe prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kush do i ri apo student ekselent që aplikon për të bërë pjesë e uniformave blu, krahas një sërë vërtetimesh nga prokuroritë dhe gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, duhet të marrë edhe një vërtëtim që nuk është nën hetim apo ndjekje penale nga SPAK.
Dhjetra të rinj kanë aplikuar në prokurorinë e posaçme duke marrë përgjigjen brenda 5 ditëve.
Shqetësimin për implikimin dhe bashkëpunimin e efektivëve të strukturave të ndryshme me grupet kriminale e ka shfaqur edhe kreu i SPAK Altin Dumani.
SPAK aktualisht po heton disa procedime penale të tjera lidhura me aplikacionin SKY ECC që pritet të zbardhin ngjarje dhe veprimtari kriminale e ku ka dyshime se janë të implikuar punonës apo ish-punonjës policie.