“E shtriu në tokë dhe e goditi me thikë”- Flet motra e të plagosurës në Korçë: Ish-partneri e përndiqte prej 2 vitesh, kanë patur shumë probleme

by editor

Motra e Manderina Çelës, ka folur për mediat lidhur me plagosjen e kësja të fundit nga ish-partneri Ilia Çami, në Korçë.

Advertisements

Marjana Plaka ka deklaruar se e ka parë live skenën, duke thënë se autori e shtiu në tokë dhe e goditi me thikë.

Advertisements

Sipas saj, ish-çifti kanë patur shumë probleme dhe se Çami e përndiqte prej 2 vitesh.

Marjana Plaka: E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka patur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes. Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte. Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

You may also like