Gruaja “merr në qafë” bosin e drogës: Poston fotot e pushimeve në Instagram, policia e gjen dhe e arreston

Një trafikant droge shumë i kërkuar u kap pasi autoritetet gjurmuan llogarinë e mediave sociale të gruas së tij dhe gjetën vendndodhjen gjatë pushimeve luksoze të çiftit në Evropë.

Advertisements

Luis Manuel Picado Grijalba, 43 vjeç, u arrestua në një aeroport të Londrës në dhjetor pasi akuzohej për trafik kokaine nga Kosta Rika në SHBA.

Advertisements

Grijabla kërkohej nga DEA për muaj të tërë për përfshirjen e tij të dyshuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, tha Randall Zúniga, drejtori i Departamentit të Hetimeve të Kosta Rikës (OIJ).

Bosi i drogës – i cili rrallë udhëtonte me gruan e tij 32-vjeçare – thuhet se bleu bileta avioni me vlerë 20,000 dollarë për të fluturuar me gruan dhe familjen e tij në Evropë, shkruan NY Post.

Grijabla, i cili është shtetas i natyralizuar i Kosta Rikës, takoi gruan e tij në Paris dhe kishte planifikuar të kalonte Vitin e Ri me familjen e tij në Angli përpara arrestimit.

Për të dokumentuar pushimet, gruaja e Grijablas, Estefania McDonald Rodriguez, bëri disa postime në një llogari tashmë të fshirë në Instagram gjatë udhëtimeve të saj evropiane.

Një postim kapi çiftin duke pozuar nën kullën Eifel në Paris.

Zúniga tha se Rodriguez udhëtonte shpesh jashtë vendit dhe postonte aventurat e saj në mediat sociale.

Agjentët e DEA-s, të cilët kishin gjurmuar Grijablan që kur ai u ngrit nga aeroporti Juan Santamaría i Kosta Rikës, përdorën postimin e çiftit në Paris për të gjeturvendndodhjen e mbretit të dyshuar të drogës.

DEA donte të kapte Grijablan në Evropë në vend të Kosta Rikës, pasi shteti i Amerikës Qendrore ndalon ekstradimin e qytetarëve të tij.

Prokurori i Përgjithshëm i Kosta Rikës, Carlo Diaz, vlerësoi arrestimin e DEA, por vuri në dukje se zyra e tij nuk kishte ngritur asnjë akuzë kundër Grijabla.