“Kushton 33 mijë e 600 dollarë”/ Ahmetaj nxjerr foton: Rama pi verë të shtrenjtë në “Kopshtin e Luleve” me kreun e…

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza mbrëmjen e sotme kundrejt kryeministrit Edi Rama se ky i fundit pi verë të shtrenjtë në koshtin e luleve me krerët e krimit. Gjatë intervistës për emisionin “Çim Peka Live”, Ahmetaj ka nxjerrë një foto të verës që sipas tij kushton rreth 33 mijë e 600 dollarë.

Advertisements

Lidhur me këtë ai përmend edhe rastin e Onkologjikut, ku pacientët vuajnë nga mungesa e ilaçeve, teksa shton se pacientët janë në luftë me jetën, kryeministri pi verë të shtrenjtë në kopshtin e luleve.

Advertisements

Ahmetaj: Një ngacmim për të lidhur kopshtin e Edenit me Onkologjikun. Vuajtjen e qytetarëve me kopshtin e Edenit me peshqit e kuq si avatari dhe in between dhoma e luleve ku pihet kjo lloj vere me kordinatorin e krimit.

Pyetje: Pra ju po thoni që te dhoma e luleve Rama me kreun e krimit pijnë këtë verë që kushton 33 mijë e 600 dollarë?

Ahmetaj: Dhe njëri prej tyre mburret.