Mediat ruse kanë zbuluar fytyrat e katër të dyshuarve për sulmin terrorist që vrau 115 persona

by editor

Media ruse Baza publikoi foto të sulmuesve të dyshuar në kanalin e tyre Telegram. Të katër të dyshuarit janë nga ish-republika sovjetike e Taxhikistanit , e cila kufizohet me Afganistanin.

Advertisements

Makhmadrasul Nasridinov (37), Rivozhidin Ismonov (51), Shohinjonn Safolzoda (21) dhe Rustam Nazarov (29) janë disa nga të dyshuarit në sulmin terrorist të djeshëm në një sallë koncertesh në Moskë . Nga sulmi humbën jetën 115 persona, por ekziston mundësia që numri i viktimave të rritet.

Advertisements

Shërbimi Rus i Sigurisë (FSB) njoftoi se të dyshuarit donin të kalonin kufirin dhe të iknin në Ukrainë pas të shtënave, ndërsa Ukraina mohon me forcë çdo përfshirje në sulm.

You may also like