“Vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’”- Vrasja e shqiptares në Greqi, dëshmitari tregon momentet e fundit të 40-vjeçares: Një klient më tha ‘mbylle derën, mos e hap…’

by editor

Një banor i zonës, i cili ndodhej pranë skenës së vrasjes, ka treguar momentet e fundit të jetës së Enkelejda Danajt, përpara se ajo të humbiste jetën.

Advertisements

40-vjeçarja shqiptare dyshohet se u godit për vdekje me thikë nga bashkëshorti Eduart Danaj.

Advertisements

Biznesmeni ka rrëfyer se lajmin e mësoi nga një klient.

Siç tregon biznesmeni, i cili në atë moment ndodhej në dyqan, klienti dëgjoi vajzën që thërriste për ndihmë dhe njoftoi Policinë.

“Në mëngjes vij në orën 05:10, pi kafen dhe hyn një kliente. Më thotë ‘mbylle derën, mos e hap derën se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë Policinë’.

U tremba dhe nuk e pyeta. Vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe thirri policinë”, thotë ajo.

You may also like