“Po të luajti njeri atje…”/ Momenti kur vrasësi i policit vetëdorëzohet i qetë dhe i buzëqeshur, ja porosia që i japin familjarët

by editor

Azgan Mërnica, autori i vrasjes së policit Novurz Cenaila u vetëdorëzua në polici mesnatën e 15 majit, pas negociatave të RENEA-s me familjarët.

Advertisements

Publikohet video e re nga momenti kur 23-vjeçari Mërnica hipën në makinë për t’u vetëdorëzuar. Në video ai shfaqet shumë i qetë, madje edhe i buzëqeshur. Janë vetë familjarët që e kanë dorëzuar në polici pas negociatave me një makinë civile ngjyrë blu.

Advertisements

Në videon e re, siguruar nga gazetari Armand Xhelili, familjarët dëgjohen teksa i thonë Azgan Mërnicës “po të luajti njeri atje…”. Ndërkohë, shoferi i makinës thotë se “është në besën time”, por ende nuk është i qartë roli i tij, nëse është polic apo familjar.

Në video po ashtu dëgjohet edhe tezja e 23-vjeçarit teksa thotë “rrugë të mbarë, Zotin para”.

Arratia e 23-vjeçarit zgjati vetëm 2 ditë, ndërsa mësohet se ai fshihej në fshatin Dërmenas. Ai u vetëdorëzua pasnegociatave të babait dhe dajës së tij, të cilët i kanë kërkuar që të dorëzohet pasi në rrethimin që forcat RENEA e FNSH-se kishte bërë ishte i pamundur largimi.

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave’?

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

You may also like