Vetëdorëzimi i vrasësit të efektivit në Fier/ Karamuço i zhgënjyer me Policinë e Shtetit, ja dyshimet që ngre profesori i kriminalistikës: Dështuan ta kapnin, ka shumë mospërputhje…

by editor

Mbrëmjen e djeshme është dorëzuar Azgan Mernica, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të forcave Shqiponja, Nivruz Cenalia.

Në një reagim zyrtar të policisë thuhet se paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t’u vetëdorëzuar. Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

I ftuar në “Top Story”, Karamuço pasi ka lexuar njoftimin e policisë, u shpreh se policia veproi me kanun dhe se ka shumë mospërputhje. Karamuço shprehet se ka qenë një avokat i madh i policisë por në këtë rast është zhgënjyer nga mënyra se si ka vepruar.

“Ka mospërputhje, pse bëje kontrolle ti, ti e mbaje rrethuar në një shtëpi. I thoshte o filan dil, nëse s’do të dalësh vijmë ne brenda, kaq shumë e thjeshtë. Zonja Duma më ngjan sikur e kanë bërë me Kanun. Nuk do e ekzagjeroja, e respektoj policinë, jam avokati më i madh i policisë, por në këto raste ekzagjerohet shumë. Çfarë do të thotë kjo me Kanun. Cakto ti kush do vijë dorëzanësi është ky, garanti është ky, hajde ta negociojmë, kush janë kushtet e negocimit, sillni dhe një makinë të blinduar të RENEA-s për shërbim taksi ta çojë deri në drejtori. Si ajo që drejtori i përgjithshëm merrte narkotrafikantin Klement Balilin. Është e njëjta gjë. Kjo nuk është metoda ime, rrethoje, po nuk u dorëzua, neutralizoje, ju e dini si është neutralizimi”, u shpreh Karamuço.

You may also like