Category: Showbiz

  • Shpenzime marramendëse: Ja sa kushtoi veshja e djeshme e Françeskës

    Shpenzime marramendëse: Ja sa kushtoi veshja e djeshme e Françeskës

    Françeska Murati është një prej banoreve më të komentuara të shtëpisë së ‘BBV3’, jo vetëm për dinamikat dhe debatet e krijuara brenda shtëpisë, por edhe për paraqitjen e saj tepër të bukur në çdo ‘Prime’.

    Siç e kemi përmendur dhe më herët, banorja kurohet ‘kokë e këmbë’ dhe çmimet e veshjeve të saj kanë shifra marramendëse.

    Veshja e Françeskës në ‘Prime-n’ e djeshëm është komentuar tepër shumë dhe i gjithë look-u total i saj ka kushtuar 3120€, ku përfshihet fustani i zi tepër elegant i firmës Alessandra Rich (2190€) dhe këpucët Miu Miu (930€).

  • Romeo i shokuar me Heidin: O alo çfarë po bën se po më çmend! (Video)

    Romeo i shokuar me Heidin: O alo çfarë po bën se po më çmend! (Video)

    Orët e para të mëngjesit, Heidi dhe Romeo janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin.

    Teksa Heidi i ka treguar se arsyeja që shumë prej banorëve e urrejnë atë ose e shajnë është për shkak të Romeos, ky i fundit nuk ka reaguar mirë ndaj kësaj deklarate të Heidit.

    Ai është shprehur se Heidi po mundohet të bëjë armiq me zor, por banorja e ka kundërshtuar teksa ka nisur të qajë përpara tij.

    ‘O alo! Oo, çfarë po bën se po më çmend o njeri! Çfarë po bën se po më çmend o vëlla!- është drejtuar Romeo tepër i shokuar.

  • “Nëna që u fut poshtë jorganit”, Ilnisa përplaset ashpër me Ledjonën dhe shkon e prek në fytyrë (Video)

    “Nëna që u fut poshtë jorganit”, Ilnisa përplaset ashpër me Ledjonën dhe shkon e prek në fytyrë (Video)

    Orët e para të mëngjesit, banorët e BBV janë përfshirë në disa debate të ashpra mes njëri-tjetrit.

    Ka qenë Ilnisa dhe Ledjona që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pas tonit të lartë të zërit dhe debatit që dyshja u përfshi.

    Mbrëmjen e djeshme Ilnisa dhe Meritoni morën një dënim nga Vëllai i Madh, për arsye se herë pas here ata pëshpërisin me njëri-tjetrin dhe nuk zbatojnë rregullat e produksionit lidhur me mikrofonat.

    Këtë ‘dënim’, Ledjona ja ka përmendur teksa janë mbledhur në dhomën e gjumit dhe këtu ka nisur një debat i ashpër mes dy banoreve.

    “Nëna futet poshtë jorganit, nuk futem unë. Nëna futet poshtë jorganit, heq mikrofonin dhe merr dënim nga Vëllai i Madh”, ka thënë Ledjona.

  • “Të dua”/ Të dënuar për të qëndruar larg njëri-tjetrit, Meritoni dhe Ilnisa deklarata dashurie në distancë (Video)

    “Të dua”/ Të dënuar për të qëndruar larg njëri-tjetrit, Meritoni dhe Ilnisa deklarata dashurie në distancë (Video)

    lnisa dhe Meritoni janë të dënuar të qëndrojnë të ndarë pas thyerjes së rregullave të Vëllait të Madh.

    Shpesh ata fiknin mikrofonat duke injoruar dhe thirrjet për t’i ndezur dhe bisedonin të mbuluar me çarçaf. Për këtë arsye, Vëllai i Madh vendosi që të qëndrojnë të ndarë duke mos komunikuar dhe se nuk duhet të jenë njëkohësisht në të njëjtin ambient.

    Teksa nuk mund të flenë bashkë, pas spektaklit ata kanë shkëmbyer një bisedë romantike në distancë, duke i shprehur dashunë njëri- tjetrit.

    Meritoni: Të puth shpirt, o mbretëreshë, o dashuri, sa xhelozi kanë.

    Ilnisa: Nuk rri dot, hajde të ta shoh pak fytyrën, o jeta ime.

    Meritoni: Të dua.

    Ilnisa: Çfarë s’do të bëja të të puthja njëherë.

  • “Rrezikon shumë”/ 5 banorë në nominim, Jetmiri dhe Françeska zbulojnë konkurrentin që do eleminohet të martën nga “BBV”

    “Rrezikon shumë”/ 5 banorë në nominim, Jetmiri dhe Françeska zbulojnë konkurrentin që do eleminohet të martën nga “BBV”

    Lediona Xheladinaj, Heidi Baçi, Egla Ceno, Jetmir Salaj dhe Ilnisa Agolli janë 5 konkurrentët e nominuar për javë, ku njëri nga ata primen e ardhëm do të lërë shtëpinë e “BBVIP”.

    Jetmiri dhe Françeska Murati teksa po bisedonin me Meriton Mjekiqin treguan se Ilnisa është më e rrezikuara nga të gjithë, sepse sipas tyre një pjesë e madhe e shtëpisë e urrejnë atë.

    Megjithëse, moderatori tha se mendon që Lediona është më lojtare e dobët sesa partnerja e tij.

    Pjesë nga biseda:

    Meritoni: E pse nuk është nominim i fortë?

    Jetmiri: Do ta mendoj

    Meritoni: Seriozisht e mendon Ledionën lojtare të fortë?

    Jetmiri: Unë them rrezikon Ilnisa më shumë

    Françeska: Edhe unë ashtu mendoj

    Meritoni: Ka bërë më shumë Ilnsia.

    Jetmiri: Nuk e di

    Meritoni: Lediona ka qenë gjithmonë… s’ka qenë situatat e Ledionës kurrë. Nuk ka goditur Julin as…

    Françeska: Ilnisa ka marrë pak urrejtje nga shtëpia

    Meritoni: Mendimin e kemi të ndryshëm

    Françeska: Patjetër, ne po ta themi për të mirë. Edhe ajo duhet të zgjohet këtë javë.

    Jetmiri: Jo ne po diskutojmë, po të themi të drejtën sesi mendojmë

  • “Nëse nuk respektohet do shkoni kokë më kokë në nominim”, dënimi i fortë për Meritonin dhe Ilnisën

    “Nëse nuk respektohet do shkoni kokë më kokë në nominim”, dënimi i fortë për Meritonin dhe Ilnisën

    Çifti Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë ndëshkuar nga “Vëllai i Madh” gjatë primet të mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ata u dënuan pasi në mjaft raste, Ilnisa ka fikur mikrofonin kur bënte biseda me Meritonin në shtrat, ose futej nën çarçaf me të.

    Dy banorëve iu ndalua që të flenë në të njëjtën dhomë me njëri-tjetrin, dhe as të qëndrojnë në të njëjtat ambiente të shtëpisë, në të kundërt nëse ky vendim nuk respektohet, çifti do të shkojnë në një nominim kokë më kokë.

    Pas këtij vendimi banorët u gëzuan shumë, ku ndër ta ishte edhe aktorja Egla Ceno, e cila u shpreh se tashmë do të flejë e qetë pa mbuluar kokën me jorgan nga pasthirrmat.

    “Më duhet që të mbuloj kokën vetëm që mos të dëgjoj lëvizjet e jorganit dhe pëshpërimat, prandaj gëzohem”, tha Egla.

  • Olta Gixhari preket nga rrëfimi i Meritonit: Uroj që ta fitosh, ti di të jesh super baba edhe…

    Olta Gixhari preket nga rrëfimi i Meritonit: Uroj që ta fitosh, ti di të jesh super baba edhe…

    Moderatori Meriton Mjekiqi ka rrëfyer mes lotësh për herë të parë se djali i tij vuan nga autizmi dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai ka vendosur të bëhet pjesë e formatit.

    E prekur nga deklarata e banorit të “BBVIP”, Olta Gixhari ka reaguar përmes një postimi në InstaStory.

    “Uroj që ta fitosh Meriton, ti di të jesh super baba edhe kështu nga larg.”- ka shkruar Olta duke e shoqëruar me një emoj duke qarë.

    “Loari është më autizëm dhe kjo është arsyeja që kam ardhur në këtë shtëpi që nëse fitoj të përgjigjem për djalin.

    Kam shumë emocione kur flas për djalin tim kam shumë muaj që nuk flas dhe nuk e shoh as ne kamer telefoni Ishim 22 vjeç kur e kuptuam që do bëheshim prindër. Nuk kam qenë kur ka lindur djali ja kam dëgjuar zërin nga telefoni sepse nuk kishim viza, pandemia edhe disa probleme që kisha me bashkëshorten e kam takuar djali kur ishte 2 vjeç e kam të vështir të flas.

    Kam pasur probleme me ish-bashkëshorten ka muaj që nuk e di si është a ka ecur. Më ka marr malli dua të shoh ndonjë video apo diçka uroj që një dite të behet burrë dhe do ta kuptoj ndarjen tonë do ti kërkoj falje djalit tim dhe do mundohem të jem shembulli me i mirë për të”, rrëfeu Meritoni mbrëmjen e djeshme.

    Më pas ai i ka bërë thirrje publike mamasë së djalit që t’ia lejë gjysmën e tij t’i qëndrojë afër.

  • “Gjaku i mamit nëpër mure”- Roza Lati rrëfen fëmijërinë e trishtë: Babai më ka ngritur në ajër dhe më ka përplasur në tokë! Skenat e tij i kam trauma. Ja raporti me vëllain

    “Gjaku i mamit nëpër mure”- Roza Lati rrëfen fëmijërinë e trishtë: Babai më ka ngritur në ajër dhe më ka përplasur në tokë! Skenat e tij i kam trauma. Ja raporti me vëllain

    Roza Lati mes lotëve ka rrëfyer fëmijërinë e saj të trishte dhe vuajtjet që ajo dhe nëna e saj, Roza Lati kanë kaluar. Si asnjëherë më parë, moderatorja ka rrëfyer raportet me babain, i cili shpesh herë ka qenë i dhunshëm, jo vetëm me nënën, por edhe me të. Pavarësisht kësaj, Roza me krenari thotë se është vajza e Kristo Latit dhe Roza Latit.

    Ndër kujtimet e saj me të atin ajo tregon se mban mend mure me gjakun e mamas së saj, por edhe një skenë ku babai i saj e kishte përplasur përtokë.

    Pas divorcit me Rita Latin, moderatorja rrëfen se tumori në kokën e të atit u shkaktua nga plasja e një vene kur ai u hodh nga shkëmbinjtë e Dhërmiut.

    Edhe pse prindërit e saj u ndanë Roza tregon se menduan gjithmonë për babain e saj, pasi që të mos e linin të pleqëronte vetëm e njohën me një grua nga Shkodra.

    Nga kjo martesë Roza zbulon se ka edhe një vëlla nga ana e babit me të cilin ruan raporte shumë të mira.

    “Jam fëmija i Rita Latit, aktores së estradës dhe i Kristo Latit. Rita ka qenë në presionin e paragjykimeve derisa njohu babin tim. Ai njohu Ritën time dhe e pa që Rita nuk ishte ashtu sic paragjykohej dhe u martua me dashuri, e deshën njëri tjetrin. Isha një fëmijë që jam rritur me nënën artiste që e donin të gjithë, e ndalonin në rrugë dhe i merrnin autografe, nga ana tjetër në shpi kishte shumë ulërima, sherre dhe dhunë. Gjaku i mamit nëpër mure.

    Babi im kur ka qenë 19 vjec është hedhur nga shkëmbinjtë e Dhermiut në det. Aty është përplasur me kokë nëpër shkëmbinj. Atëherë nuk ka pasur aparatura që të shikonin se atij i kishte plasur një venë në tru. Me kalimin e kohës ajo vena iu bë tumor. Tumori në kokë u bë agresiv. Mami ishte në Amerike për xhirime. Kur vjen sjell një video që shihje videokasetat. Unë kur kam qenë e vogël i rrija televizorit afër dhe e shikoja. Mbaj mend që babait nuk po i punonte. I shkoj dhe i them: o ba mos duhet shtypur kjo. Mbaj mend më ka ngritur në ajër dhe më ka plasur në tokë në cepin tjetër. U çova, u ula në divan dhe nuk u ndjeva. Thjesht kisha ngrirë. Nuk reagoi asnjë, sepse kishin frikë. Rita kuptoi se kishte ardhur në një masë që nuk durohej më. Unë kur dëgjoja zilen e bicikletës së babait që vinte, mblidhja arushat dhe futesha poshtë krevatit. Nëna ime ka duruar një bashkëjetesë vetëm për arsye të opinionit.

    Kauza ime është ti kujtoj të gjitha grave, çohu dhe ik, merre fëmijën dhe ik. Fëmija do të bëhet grua, burrë, do bëhet mal ku ti do mbështesësh kokën. Që babin mos ta linim vetëm të mos pleqëronte, se nuk e dinim sa do e kishte jetën, e njohëm me një nuse, shkodrane, me të cilin bëri një djalë, që është vëllai im nga babi. Ai është 10 vjet më i vogël se mua. Mbaj mend, babi ma sillte te shkolla që unë të afrohesha me të. Bën shumë për mua. Ka një sens humori, pa të nuk bëj dot”, tregon Roza.

    Pjesë nga diskutimi

    Roza Lati: Skemat e babait i kam trauma

    Ledion Lico: A ekziston ndonjë kujtim i bukur që ke me babin?

    Roza Lati: Shihnim dokumentare me kuaj, më mësoi shahun dhe notin. Kaq

    Ledion Liço: Roza, ne jemi produkt i së shkuarës tonë. Kjo ka të bëjë vetëm me zgjedhjet që i kemi bërë me koshiencë. Ca gjera nuk i kemi në dorë. Nuk kemi në dorë në familjen e kujt do linim, ku do e kalojmë fëmijërinë. Ajo që kemi në dorë është që kur të kalojnë ca vite të bëjmë paqe me të shkuarën. Nëse nuk e bëjmë këtë jemi të destinuar të kalojmë në një lupë që është e dhimbshme.

    Roza Lati: Unë nuk e mendoj pjesën e fëmijërisë time. Por kur më pyesin duhet të flas nuk e komandoj dot trurin. Nuk dal dot nga ajo gropa e zezë.

    Ledion Liço: Historia është e nevojshme të thuhet. E di që të ka marrë malli për atë, për erën e dheut të pemëve. Atje ku ulesh këmbëzathur dhe…

    Roza Lati: Atje ku shkarkoj ankthin.

    Takimi me vëllain

    Ledion Liço: Big Brother ka vendosur të të krijojë një copë të tokës tënde aty afër shtëpisë, për të rigjetur atë që të mungon nga jashtë.

    Roza Lati: Si e bindën Erin të vinte

    Ledion Liço: Eri mezi po priste

    Eri, vëllai i Rozës: Kisha dëshirë të vija, për të të dhënë forcë, për të të treguar që të gjithë të ndjekim. Rita është mirë.

    Roza Lati: Po ti

    Eri, vëllai i Rozës: Edhe unë mirë, jam shëndosh cik.

    Eri, vëllai i Rozës: Të kam dhënë një porosi, pse nuk e merr vaktin e mëngjesit. Më ke mërzitur pak me këtë. Do e hash vaktin e mëngjesit, mos më bëj të vij prapë.

    Roza Lati: Jam shumë në siklet që je këtu sot.

  • Kush është pronari i televizionit që ngacmoi prezantuesen e Top Channel?

    Kush është pronari i televizionit që ngacmoi prezantuesen e Top Channel?

    Rasti i denoncimit të Egla Cenos, për ngacmim seksual, duket se ka shtyrë dhe vajza të tjera të ekranit që të pranojnë ngacmimet që u janë bërë.

    Kështu moderatorja Megi Pojani, ka denoncuar ngacmimin që i është bërë nga pronari i njjë televizioni, ku kishte shkuar për intervistë pune.

    Ajo ka treguar se ai ka insistuar që të dilnin për darkë, dhe ka qënë shumë ngacmues ndaj saj.

    Gjë e cila kishte shtyrë moderatoren që të hiqte dorë nga projekti që do të shfaqte në televizionin në pronësi të tij.

    Tani pritet të shihet nëse ditët në vijim, ajo do e bëjë publik emrin e tij, apo thjesht do na lejë ta hamendësojmë.

  • “Sa herë Meritoni ka SHERR, ajo ha makarona”/ Ori Nebijaj nxjerr në PAH neglizhencën e Ilnisës!

    “Sa herë Meritoni ka SHERR, ajo ha makarona”/ Ori Nebijaj nxjerr në PAH neglizhencën e Ilnisës!

    Meritoni ka qenë protagonist i disa debateve të forta në shtëpi me disa prej banorëve.

    Megjithatë, në këto debate duket se i ka munguar mbështetja e Ilnisës.

    Sipas opinionistes Ori Nebiaj, ajo nuk e ka mbështetur dhe nuk ka reaguar asnjë herë.

    Nga ana e tij, Meritoni u shpreh se nuk e ka vënë re, i ndikuar nga ndjenjat dhe emocionet.

    “Sa herë që Meritoni ka sherr, ajo ha makarona dhe i kapërcejnë në fyt. A je krenare për atë që pe tek klipi? Se mirë tek rripi je në gjumë, po këtu në tavolinë?”- tha Ori Nebijaj.

    “Unë i thashë disa gjëra Meritonit tek shtrati. Kjo është një çështje që më takon mua. Se si e përcjell unë marrëdhënien e tij qoftë me Rozën, me Ledjonën apo me ish-partneren e tij është puna ime”- tha Ilnisa.

    “Është hera e parë që e pashë këtë, nuk e kam analizuar për shkak të dinamikës dhe emocionit, por do e diskutoj pas spektaklit me Ilnisën”, tha Meritoni.