“Nëse nuk respektohet do shkoni kokë më kokë në nominim”, dënimi i fortë për Meritonin dhe Ilnisën

by editor

Çifti Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë ndëshkuar nga “Vëllai i Madh” gjatë primet të mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ata u dënuan pasi në mjaft raste, Ilnisa ka fikur mikrofonin kur bënte biseda me Meritonin në shtrat, ose futej nën çarçaf me të.

Dy banorëve iu ndalua që të flenë në të njëjtën dhomë me njëri-tjetrin, dhe as të qëndrojnë në të njëjtat ambiente të shtëpisë, në të kundërt nëse ky vendim nuk respektohet, çifti do të shkojnë në një nominim kokë më kokë.

Pas këtij vendimi banorët u gëzuan shumë, ku ndër ta ishte edhe aktorja Egla Ceno, e cila u shpreh se tashmë do të flejë e qetë pa mbuluar kokën me jorgan nga pasthirrmat.

“Më duhet që të mbuloj kokën vetëm që mos të dëgjoj lëvizjet e jorganit dhe pëshpërimat, prandaj gëzohem”, tha Egla.

You may also like