“1 Prilli”, pse konsiderohet si dita e gënjeshtrave? Ja prejardhja dhe domethënia e saj

by editor

1 prilli njihet si dita e gënjeshtrave, apo më mirë si dita e shakave në shumë vende të Evropës.

Nga e ka origjinën kjo ditë? Të shumta janë teoritë. Më e vjetra që njihet lidhet me Romakët e Lashtë, të cilët në këtë datë festonin një festë luksoze për nder të perëndeshës Venus.

Një tjetër teori është ai i Parlamentit të Augsburgut, i vitit 1530, me anë të të cilit duhej të unifikohej i gjithë sistemi monetar. 1 prilli u caktua si dita e posaçme e monedhës, por që pak orë para kësaj dite u shty.

Kështu, shumë persona i humbën paratë e tyre, duke u tallur e përqeshur. Por, ajo që besohet të jetë origjina lidhet me shakanë e 1 prillit vjen nga mbreti francez, Karli IX.

Kjo datë dikur festohej si dita e Vitit të Ri, por me ndryshimin e kalendarit nga Julian në Gregorian, në 1582 nga Papa Gregory XIII, dita e Vitit të Ri u vendos më 1 janar.

Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.

Profesori i historisë dhe studimeve etnike në Boston, Joseph Boskin, thotë se kjo ditë e ka prejardhjen gjatë periudhës së sundimit të Kostantinit, kur një shakaxhi me emrin Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë.

Kostantini e mori me shaka këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, ditën e 1 prill-it, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave.

Megjithatë kishte rregulla të pashkruara , mbi të cilat ishin të bazuara shakatë. Kështu, një i rritur mund të bënte shaka me një fëmijë, por një fëmije nuk u lejohej të bënte shaka me një të rritur.

Ky shpjegim u publikua në vitin 1983 nga Associated Press, por kishte një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin.

Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t’i kërkonte falje lexuesve. Sot 1 prilli festohet në Evropë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.

Por, sipas sociologëve e psikologëve, në jetën e përditshme, shakatë janë bërë të rralla, kjo për shkak të presionit dhe ritmit të punës. Ata që e festojnë më shumë janë francezët.

You may also like