Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë 4 autorët e vrasjes së 18- vjeçarit Aurelio Dervishi mbrëmjen e së djelës në Shkozë.
Advertisements
Sipas informacioneve të para mësohet se të rinjtë janë të moshës 16 deri në 18 vjeç. Ndërkaq po ashtu është bllokuar dhe mjeti “Volksëagen Tiguan” që ata lëviznin në rrugët e kryeqytetit.
Advertisements
Gjithashtu, është gjetur dhe një armë e ftohtë, thikë, me të cilën u plagos fillimisht 18-vjeçari dhe që do të ndërronte jetë gjatë rrugës për në spital.