18-vjeçari u vra për një “like” në rrjetet sociale, Turjan Hysko ka një mesazh për të rinjtë: Nuk është trimëri të therresh me thika

by editor

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Fierin ku një i ri u vra me thikë për një like në rrjetet sociale.

Advertisements

Duke marrë shkas nga kjo situatë ka reaguar producenti i njohur Turjan Hysko.

Advertisements

Përmes rrjeteve sociale Hysko i bën thirrje të rinjve që të mos bien pre “trrimërisë” së moshës, e se duhet ta shijojnë periudhën më të bukur të jetës.

Postimi i plotë i Hyskos:

O çuna, 18 vjec eshte ok te gabosh, eshte ok te qash, eshte ok te zihesh me grushta, eshte ok te te thyhet zemra, eshte ok “te urresh” prindin, eshte ok te ta shpif shkolla, eshte ok te te duket vetja mbret dhe deshtak ne fraksion sekonde, eshte ok te pish bar, eshte ok te jesh rrepist, metalar, eshte ok te jesh krisht, eshte ok te jesh antikrisht, eshte ok te behesh aq tape sa mos te te mbajne kembet, eshte ok ta ngrysesh me 2mije leke ne xhep, eshte ok te shkosh tek peshqirat, eshte ok te kesh frike… Eshte ok o vella se je 18vjec, ke aq shume per te bere! Me beso, eshte ok ta jetosh jeten sikur ecen ne maje te gishtave siper tehut te holle te nje thike pa ditur cfare sjell e nesermja!

Por nuk eshte fare ok te therresh me thika! Nuk eshte trimeri te marresh disa jete! Te atij qe therre, tenden, te prinderve te tij, prinderve te tu! Helmoni nje Shqiperi te tere mor çuna! Nuk eshte trimeri te therresh me thika!

P.s Tik Toku i merr leket e veta si te therreni virtualisht, si te therreni me thika!

You may also like