“21 tetori, datë historike”, Idajet Beqiri zbulon detajet: Priten sekuestrime të pasurive të Metës dhe…

by editor

Avokati Idajet Beqiri u shpreh në një emision televiziv se pas arrestimit priten t’i sekuestrohen edhe pasuritë brenda dhe jashtë Shqipërisë ish-kreut të shtetit, Ilir Meta.

Advertisements

“Kjo është e domosdoshme. Dhe këtë hetim të pasurisë. SPAK dhe BKH, ata e kanë filluar dhe e kanë bërë këtë gjë deri sa arritën në konkluzionin. Kjo do të thotë se ata e kanë të qartë se si janë vendosur pasuritë, por në Shqipëri do kemi sekuestrime, por edhe partnerët tanë, kur merret një masë dhe kur ka një akuzë për kryetarin e shtetit, tani edhe institucionet tona do të dinë se si do të bashkëpunojnë me ato ndërkombëtare. Ka depozituar sasi parash në Qipro, në Zvicër, rreth 50 aset kriminale që i ka vendosur Meta në Londër apo deri në bankat amerikane. Do shihet dhe atje çështja e sekuestrimit”, tha ai.

Advertisements

Ai theksoi se data 21 tetor do kujtohet nga brezat e ardhshëm si “ditë historike” ku triumfoi ligji ndaj antiligjit.

“Kjo data 21 tetori do jetë një datë historike. Këtë datë brezat do ta kujtojnë triumfin e ligjit ndaj antiligjit. Si triumf i demokracisë dhe i shtetit real në kundërshtim me atë të tranzicionit 30-vjeçar”, tha ai.

Advertisements

You may also like