27 shoferë të arrestuar në një javë! Policia ‘me dorë të hekurt’, 123 pateta të pezulluara dhe mijëra gjoba

by editor

27 shoferë janë arrestuar gjatë javës që lamë pas në kryeqytet, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa patentë.

Janë pezulluar 123 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;

Janë evidentuar dhe ndëshkuar gjithsej 18 719 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, nga këto:

1227 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;

5416 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit;

1114 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

10 495 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara;

467 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

You may also like