29-vjeçarja qëllon për vdekje prindërit, tenton të vrasë dhe vëllain e saj, pas ngjarjes: Do e bëja përsëri…

by editor

Një tjetër krim i rëndë është regjistruar në SHBA, ku kanë mbetur të vdekur dy prindër të një 29-vjeçare. Mësohet se autor i ngjarjes është fëmija i viktimave një transgjinore 29-vjeçare.

Advertisements

Mësohet se ajo i qëlloi me gjakftohtësi prndërit, pas një konflikti mes tyre. 29-vjeçarja, Mia Bailey u arrestua në SHBA dhe pasi u vendos në pranga, i tha policisë se krimin do e bënte përsëri.

Advertisements

“Do ta bëja përsëri, i urrej“, tha ajo.

Sipas fqinjëve të familjes, zënkat mes gruas transgjinore 29-vjeçare dhe prindërve të saj ishin të shpeshta, pasi ajo vendosi të kalonte në tranzicion.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në Utah me Bailey, duke rrëfyer se ajo shkoi në shtëpinë e prindërve të saj e vendosur për t’i vrarë ata. 29-vjeçarja ka qëlluar edhe në drejtim të vëllait të saj, i cili ndodhej pas një dere të mbyllur dhe më në fund arriti të arratisej, duke njoftuar autoritetet për krimin brutal.

You may also like