TIRANË- Dy vëllezër kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës pasi shantazhonin vajza të ndryshme me materiale intime. Efektivët kanë arrestuar Halim Malja, 20 vjeç, dhe Jurgen Malja, 18 vjeç.
Advertisements
Vëllezërit komunikonin me vajza të ndryshme dhe pasi merrnin foto dhe video intime, i shtantazhonin ato të paguanin për mospublikimin e këtyre materialeve.
Advertisements
Dy të rinjët në bazë të materialit që siguronin kërkonin shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.
“Finalizimi i operacionit policor të koduar “Cybersnare” ndjekur me metoda speciale të hetimit, gjatë të cilit janë arrestuar dy vëllezër, shtetasit Halim Malja 20 vjeç, dhe Jurgen Malja 18 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro”, njoftoi drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, gjatë një deklarate për mediat.
Advertisements