61-vjeçari ra nga kati i dytë i QSUT, flet nëna e tij: E pamë që ra, nuk vuante nga…

by editor

Një 61-vjeçar nga Burreli, Luan Hima, ra sot nga kati i dytë i QSUT, pasi kishte shkuar me nënën e tij, e cila kishte nevojë për shërbim mjekësor.

Advertisements

Por, teksa 61- vjeçari kishte dal në dritaren e katit të dytë për të pirë cigare, ka rënë prej atje.

Advertisements

Në një intervistë për një emision televiziv, nëna e 61 vjeçarit, tregoi se e panë kur ra nga dritarja e katiti të dyrtë të spitalit dhe shkuan për ti dhënë ndihmën e parë.

“Ai shkoi për të marr një letër për të firmosur, se e kam pas në orën 12 me vënë një koronare dhe kur e kam parë djalin që ra poshtë, s’di gjë tjetër më. Isha aty dhe e pash ra si parashutë dhe kemi shkuar i kemi dhënë ndihmën e shpejtë me gjithë vajzën time. Mjekët thonë se është mirë, po s’kemi shkuar që ta shohim ende, e kanë futur në operim. Po rridhte shumë gjak dhe ka marr plagë në kokë, po edhe ndonjë thyerje krahu. Nuk e di si nuk më la zemra, sepse erdhi për mua dhe po heq keq për veten e vet. Nuk e pamë se çfarë ishte duke bërë dhe se di pse ka rënë, dhe vetëm kur e pamë po i thërrisja, Luan”, tha ajo.

Advertisements

Nëna e 61- vjeçarit tha se i biri nuk kishte probleme shëndetësore dhe nuk vuante nga tensioni.

“Jo ishte mirë, kishte ardhur për mua, por se si ishte puna nuk di gjë unë”, tha ajo..

You may also like