Nga dole moderator? Ronaldo Sharka: “Kam futur miq për t’u futurRonaldo Sharka ëshë padiskutim një ndër personazhet publik më të komentuar të momentit dhe kjo falë “zhurmës” mediatike që ai krijon sa herë jep ndonjë deklaratë.
Advertisements
Së fundmi, Ronaldo Sharka ka vendosur të bëjë një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, duke përzgjedhur disa nga pyetjet më interesante ose jo.
Advertisements
Gjithsesi, moderatori nuk e ka aspak problem të publikojë pyetje që në brendësi janë tepër fyese por dhe për këta ndjekës ai ka një përgjigje gjithmonë ironike.
Një pyetje që i është drjetuar Sharkës, ka qënë: “Pse je kaq budalla? Dhe nga dole moderator?”
Advertisements
Moderatori e ka marrë “seriozisht” situatën në dorë dhe i është përgjigjur: “Pse jam kaq budalla nuk di të them, se prandaj jam budalla sepse shumë gjëra nuk i kuptoj. Por për të qënë moderator, gjithë jetën time kam futur miq për t’u futur në punë dhe i jam lutur: Aman më merrni në punë. I ka ardhur gjynah dhe më kanë marrë në disa raste. Nuk është se kam ndonjë talent specifik”.
Përpos komenteve negative, Ronaldo Sharka ia ka dalë të marrë një pozicio mjaft të rëndësishëm në programin e njohur “Përputhen”, i cili pritet të fillojë së shpejti, nën drejtimin e Megi Pojanit.