Shitet për 1.14 milionë $ pulovra me dele e Princeshës Diana

by editor

SHBA- Një pulovër e Princeshës Diana me një dele të zezë mes rreshtave të bardhë është shitur për 1.14 milionë dollarë në një ankand nga Sotheby’s në New York. Ofertat u hapën më 31 gusht dhe fillimisht oferta kryesore qëndroi nën 200 mijë dollarë deri në minutat e fundit të ankandit.

Advertisements

Sotheby’s e kishte vlerësuar “pulovrën e deleve” nga 50 mijë deri në 80 mijë dollarë. Bluza e thjeshtë prej trikotazhi, e cila u zbulua në një papafingo në mars, kishte një çmim më të lartë se shumë objekte të tjera që lidheshin me “Princeshën e Popullit” dhe që janë shitur në ankande vitet e fundit.

Advertisements

You may also like