Këngëtari i njohur ka “dy fjalë” për edukatoret që keqtrajtuan fëmijët

by editor

Këngëtari Ylli Limani ka reaguar për ngjarjen që tronditi opinionin publik, ku një 3-vjeçar u dhunua brutalisht nga 2 edukatore dhe kuzhinierja e kopshtit në Fushë Kosovë.

Advertisements

“Çerdhja “Gëzimi ynë” le te hetohet nga organet kompetente. Nëse ka ndodh me një fëmija, ka mujt me ndodh edhe me fmi tjerë, kafshëve përgjegjësve për dhune ndaj femiut, dënim maksimal. Nëse ia bojne femise se huj ne një ambient qe e dinë që vëzhgohen nga kamerat, paramendo ca bonje në shtëpitë e tyre, mbrapa dyerve të mbyllura,” ka thënë Ylli.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një kopshti publik që për ironi të fatit mban emrin “Gëzimi Ynë”.

Ka qenë një familjari i të miturit i cili ka denoncuar rastin përmes një videoje, teksa shihet dhuna e ushtruar ndaj vogëlushit.

Advertisements

Nga pamjet e rënda, 3-vjeçari duket se has në rezistencë me dy edukatoret të cilat e tërheqin zvarrë dhe më pas e dhunojnë.

I mituri më pas futet në një dhomë nga kuzhinierja dhe dy edukatoret ku vijojnë me dhunën ndaj tij. Një e tretë më pas e tërheq sërish nëpër tokë duke u përpjekur me dhunë ta ulë në karrige.

Familjari i të miturit shprehet se ai ka pësuar trauma të rënda psikike si pasojë e dhunës çnjerëzore të edukatoreve.

You may also like