“Jam iluminati, jam komandanti”- Dinamika e plagosjes së efektivit nga Klered Bozhanaj dhe “misteri” i armës! I ati: Kishte urrejtje për policinë

by editor

Klered Bozhanaj ende nuk ka mundur të japë një dëshmi konkrete në lidhje me shkakun se përse qëlloi mbi efektivin e policisë.

Advertisements

Ai ka vijuar të flasë mbi iluminatin dhe të qenurit komandant, ndërkohë që Policia ka mundur të marrë dëshminë e bashkëshortes së tij, Malvinës, dhe të hedh dritë edhe mbi momentin e pikasjes së tij që lëvizte me armë në zonën ku banonte.

Advertisements

Në fakt, ajo që bie në sy, gjithnjë sipas materialit policor, material që është referuar edhe në prokurori, bazuar në dëshminë e katër efektivëve të policisë të cilët kanë qenë duke patrulluar në zonë, bëhet me dije se autori i plagosjes së policit ka dalë pasdite bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tyre.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash kishte në banesë një armë zjarri dhe se përse e kishte marrë me vete në momentin që ka dalë nga shtëpia. Sipas të dhënave, në fakt Malvina nuk di ta shpjegojë dhe aq më pak nuk dihet nëse kishte dijeni mbi armëmbajtjen, por ajo ka shpjeguar vetëm atë moment kur Kleredi ka parë punonjësit e policisë dhe është larguar me vrap.

Advertisements

Gruaja ka qëndruar në lulishte, pasi Kleredi ishte kthyer nga një sallon ku kishte çuar te berberi paratë që i kishte borxh. Pjesën e tepruar të parave që ia ka kthyer berberi ai ia ka dhënë të birit. Në atë moment ka pikasur policinë dhe duke e ditur se kishte armën me vete ka tentuar të ikë me shpejtësi mes pallateve.

Dy efektivët që gjendeshin me një motor policie e kanë ndjekur duke i kërkuar të ndalojë, por në momentin që ka tentuar të hyjë në një pallat, i vetëdijshëm se nuk kishte mundësi të largohej, ai është kthyer dhe ka qëlluar në drejtim të dy efektivëve. Policia në referimin e saj nuk bën të ditur nëse policët ishin në këmbë apo në mjetin motorik, ashtu siç edhe nuk shpjegohet se si ka mundur të largohet autori, pasi policët, pra i plagosuri dhe personi që e shoqëronte tregojnë se ka qëlluar nga hyrja e një pallati.Po ashtu, në materialin policor bëhet me dije se bashkë me dy efektivët, pak çaste para përballjes me personin e armatosur ishin edhe dy efektivë të tjerë, të cilët kanë shkuar më pas në vendin e ngjarjes po nuk ka qenë më aty autori.

Dëshmia e babait

Për ngjarjen janë pyetur edhe familjarë të tjerë të Bozhanajt. I ati Vitriu u tha hetuesve se djali që ishte kthyer nga Italia kishte pasur probleme mendore, e kishte këshilluar të vizitohej por nuk kishte pranuar.

Në muajin gusht, është kthyer së bashku me familjen e tij nga shteti italian dhe prej këtij muaji ka qëndruar në banesën e tij. Pas kthimit nga Italia të djalit të tij, ai ka deklaruar se i biri kishte deklaruar se në shtetin italian kishte patur problem me punëdhënësin dhe policia kishte mbajtur anën e shtetasit italian. Në këto kushte i biri ishte detyruar të kthehej në Shqipëri duke fajësuar policin italiane ku për punonjësit e policisë kishte krijuar një lloj urrejtjeje.

I ati i tij ka shpjeguar për policinë gjendjen e rënduar psiqike të të birit duke treguar se ai kishte bindje që askush nuk e donte. Para se sa i ati të takonte punonjësit e policisë është takuar me gruan e Kleredit, e cila i ka treguar se Kleredi kishte ikur dhe se më pas ka dëgjuar krisma armësh. I ati e ka kërkuar nëpër lagje por edhe në një kompleks që gjendet aty pranë dhe në xhami, pasi Kleredi bëhet me dije se e frekuentonte shpesh.

Familja bëhet me dije se nuk kanë qenë në dijeni të armës që ai mbante me vete, ndërkohë që i ati ka treguar se kishte bërë përpjekje të shumta që Kleredi të vizitohej te një mjek por nuk kishte pranuar. Tashmë pritet që të kryhet një ekspertim mjekësor për të vendosur në lidhje me gjendjen e tij.

You may also like