(FOTO) Avokatët e tij braktisën gjyqin, ky është avokati nga shteti që do mbrojë Berishën

by editor

Sali Berisha do të mbrohet me paratë e shtetit pasi dy përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi braktisën seancën gjyqsore. Shkak u bë fakti që GJKKO rrëzoi kërkesat e tyre dhe kësisoj gjykata vendosi që të caktojë një avokat të paguar nga shteti për të vijuar procedurat.

Advertisements

Tashmë seanca do rinis me avokatin Artan Simoni. Më herët avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në një deklaratë për mediat bëri me dije se u larguan nga seanca pasi gjykata i rrëzoi kërkesat, ku një prej tyre ishte dhe përjashtimi nga kjo çështje i gjyqtares Irena Gjoka.

“Siç e dini kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtares dhe sot kemi bërë kërkesën që të kemi procesverbalin audio dhe shkresor. Po ashtu kemi kërkuar nga gjykata të vendosë një kopje të akteve, gjë të cilën gjykata pretendon se e ka vendosur dje. Ndërkohe pa u njohur me aktet, ajo merr vendimin. Së fundmi kemi kërkuar që të marri iniciative dhe t’i kërkojë gjykatës Kushtetuese për interpretim pikërisht pët çështjen e kufizimit apo heqjes së lirisë, që justifikon mos dërgimin e kërkeses për caktimin e masës së sigurimit.Gjykata duke qenë në dijeni të kërkesës për përjashtim, mori vendimin duke e rrëzuar këtë kerkesë tonë dhe në këtë mënyrë ne u larguam nga seanca”, tha Gjokutaj.

Advertisements

Sali Berisha akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. Sipas SPAK:

Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, jane kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi.

Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij.Nga ana e shtetasit Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, janë kryer veprime aktive në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore.

Njoftimi:

Advertisements

– Në datën 25.10.2023, ora 14.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

– Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e tij, të zgjedhur me prokurë të posaçme, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj.

– Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht: Për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe njëherazi kërkuan dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

– Pasi gjykata u tërhoq në dhomën e këshillimit, disponoi si vijon lidhur me kërkesat e parashtruara nga ana e mbrojtësve të zgjedhur të të hetuarit Sali Berisha:

Lidhur me kërkesën për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, gjykata ka disponuar me vendim në seancën e shkuar gjyqësore të datës 24.10.2023, me të cilin është pranuar kërkesa e tyre për njohjen me aktet dhe njëkohësisht të marrin kopje të tyre konform nenit 105,110 dhe 248, pika 1 e K.Pr.Penale.

Pranoi kërkesën për vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj, kundrejt tarifave respektive.

You may also like