Berisha i bën ftesë publike Ramës, ja për çfarë bëhet fjalë

by editor

Sali Berisha tha në një konferencë për mediat se me qëndrimin e tij për të mos shkuar në gjykatë po mbron kushtetutën e vendit.

Advertisements

Ai i bëri një ftesë publike kryeministrit Edi Rama që të votojë në kuvend amendamentin e propozuar prej tij në 2012 që i heq imunitetin deputetëve, duke i bërë ata të barabartë me qytetarët para drejtësisë.

Advertisements

“Me qëndrimin tim po mbroj Kushtetutën e Shqipërisë, përndryshe do të shkoj në gjykatë për të zbardhur të vërtetat e fshehura qëllimisht. Ndaj e ftoj edhe një herë Ramën të vij të votojë amendamentin që heq çdo mbrojtje për deputetët, deputetët e opozitës do ta mbështesin njëzëri. Unë nuk mund dhe nuk do lejoj që një gjykatës mercenar të rishkruajë kushtetutën në tavolinë. Jemi republikë parlamentare jo kryeministrore. Tani i bëj një ftesë publike Ramës, nëse është burrë, ta votojmë; ai është në qeveri ne jemi në opozitë”, tha Berisha.

You may also like