Ky është 29-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik te “Kopshti Zoologjik”, student në Akademinë e Sigurisë

by editor

Fotoja që shihni më poshtë është e Arjan Shahajt, 29-vjeçari që humbi sot jetën në aksidentin tragjik te zona e “Kopshtit Zoologjik”.

Advertisements

Shahaj dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin me iniciale Y. R.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit, studenti i vitit të tretë në Akademinë e Sigurisë, vdiq në vend.

Burime bëjnë me dije se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë si dhe shpejtësia e lartë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

You may also like