Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar kontakt me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i dërguar letër përmes shërbimit postar.
Advertisements
Por bëhet me dije se letra është kthyer mbrapsht me nënshkrimin “Refuzuar”.
Advertisements
”Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar dëftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë.
Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’. Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme”- njofton Gjykata.
Berisha është nën hetim nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ku akuzohet për korrupsion.