“Djathë bebe” me vaj palme në Shqipëri, AKU i fsheh emrin kompanisë që mashtroi konsumatorët

by editor

Me ardhjen në detyrë si drejtor të Edmond Rrushit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duket sikur ka ndërmarrë një aksion për t’i shpëtuar jetën konsumatorëve, por nëse shihet qartë, ka dyshime se aksionet e tyre po përdoren për të “frikësuar” apo paralajmëruar kompani të ndryshme, që në fund fare të paguajnë ‘haraçin’.

Advertisements

I tillë është ndoshta edhe rasti i fundit. AKU njofton se ka bllokuar 112 kg “djathë bebe të shkrirë”, pasi nuk ka deklaruar të gjithë përbërësit ushqimorë në etiketë, çka përbën një shkelje flagrante të ligjit.

Advertisements

Njoftimi:

AKU bllokon 112 kg “djathë bebe të shkrirë” për mosdeklarim të të gjithë përbërësve ushqimorë në etiketë. Në kuadër të Programit të Punës mbi nisjen e hetimeve në stabilimentet prodhuese, përpunuese dhe ambalazhuese të qumështit dhe nënprodukteve të tij, janë kryer marrje mostre dhe kontrolle zyrtare, në këto subjekte. Nga analizimi i produktit “djathë bebe i shkrirë” i mostruar në stabilimentin e përpunimit “E”, ka rezultuar me përmbajtje të yndyrnave bimore. Referuar përgjigjes së raport provës janë kryer verifikimet në terren, ku janë marrë masat konform legjislacionit në fuqi, duke bllokuar produktin në sasinë e 112 kg deri në notifikimin e etiketës, pasi subjekti nuk ka kryer detyrimin ligjor për deklarimin e të gjithë përbërësve (lëndë e parë) në etiketën me të cilën tregtohet produkti. Për këtë arsye është vendosur masë administrative “gjobë” në vlerën e 100’000 lekëve. Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me kontrolle në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
Nga analizimi i produktit “djathë bebe i shkrirë” i mostruar në stabilimentin e përpunimit “E”, ka rezultuar me përmbajtje të yndyrnave bimore. Pra ky produkt përdor vaj palme, por nuk e ka deklaruar.

Por, Qendra ALERT ka mundur të mësojë emrin e kompanisë, analizat që i janë bërë kampionëve dhe rezultatet. Bëhet fjalë për Djath Bebe EKA, prodhim i kompanisë EKA – 2001, me Nipt K213070011 dhe adresë Rruga e Kavajës. Kjo kompani, sipas AKU-së është gjobitur edhe me 1 milion lekë të vjetra.

Sipas Alert.al produkti nuk është asgjësuar, por vetëm do të rietiketohet nga subjekti e do të rihidhet në treg, ndoshta edhe me data tjera prodhimi e skadence.

Ende nuk dihet se pse është fshehur emri i kompanisë që ka bërë këtë shkelje, por dyshimet më së shumti janë për arsyen që thamë në fjalinë e parë.

Në komente qytetarët kanë shkruar qartë se duan të dinë emrin e kompanisë që e ka bërë këtë.

You may also like