Pornostarja e njohur Alby Rydes, e cila është nënë e një vajze, ka rrëfyer se shtatzënia e saj nuk ishte e planifikuar, por erdhi në një moment që donte të kishte fëmijë. Gjatë një bisede me këngëtarin Blero në Big Brother Vip Kosova, ajo tregoi se në momentin kur zbuloi se ishte shtatzënë vendosi që ta mbante foshnjën e saj. “Nuk ishte e planifikuar, por ka ndodhur në një kohë kur e doja. Thosha kur të jem 28 dua të kem një fëmijë, të rritem me të. Dhe atëherë erdhi kur isha 28-vjeçe. Thosha që dua ta kemi ditëlindjen përnjëherë, lindi një ditë mbrapa. Ditën që e mora vesh se isha shtatzënë vendosa ta mbaj, emrin e ka “ndihma e Zotit”. Në atë kohë e kam pasur nevojë shumë”, tha Alby Rydes. Ndërkohë kur u bë publik lajmi i shtazënisë së pornostares, u përfol se fëmija që ajo priste ishte i kantautorit Flori Mumajesi, thashetheme që nuk u konfirmuan kurrë dhe asnjëri prej të dyve nuk reagoi në lidhje me pretendimet.
Advertisements
MISTERI I LIDHJES SË FLORI MUMAJESIT ME PORNOSTAREN
Advertisements
Pas lajmit të shtatzënisë, Alby Rydes u përfol se ishte në një lidhje dashurie me Flori Mumajesin, madje fëmija që ajo priste ishte i kantatutorit. “Gazeta Express” botoi lajmin “ekskluziv” me titullin “Flori Mumajesi po bëhet baba, ylli i filmave pornografik po pret fëmijën e tij”, për t’u pasuar nga të tjera media. Sipas tyre, Flori Mumajesit po i ndodhte e njëjta gjë si reperit Drake, i cili po ashtu u bë baba për herë të parë nga marrëdhënia me një pornostare. Emisioni “SevenBizz” zbuloi nga burime të sigurta se ylli i filmave për të rritur, Alby Rydes, po priste fëmijën e kantautorit të njohur. Ndërkohë, benzinë zjarrit i ka hedhur artisti i njohur me emrin Loco. Me anë të një postimi, ai ka uruar Albyn për këtë shtatzëni, duke i shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat, po a s’pate mashkull ma t’mirë me gjet veç Flori Mumajesit me ta fry barkun a?”. Nga ana tjetër, në rrjetin social “Instagram”, të dy e ndiqnin njëri-tjetrin dhe Flori është i vetmi artist shqiptar që Rydes ndiqte mes shumë të interesuarve djemve VIP. Ndërkohë, Liberta Spahiu, e cila është një romancë me Flori Mumajesin, ka publikuar në atë kohë një shkrim argumentues, ku i thërret kujtesës se kur mund ta ketë lënë shtatzënë Flori vajzën tjetër. Në shkrimin në fjalë thuhet: