“Dua drejtësi”/ Alarmon autoritetet fqinje, shqiptari bën veprimin e pazakontë në Prokurori (Detajet)

by editor

Një 60-vjeçar shqiptar ka tentuar t’i vërë flakën postbllokut në hyrje të Prokurorisë së Monzës.

Advertisements

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (15 nëntor) rreth orës 07:00.

Advertisements

Shqiptari ka spërkatur me pesë litra benzinë hyrjen e Prokurorisë, ndërsa roja i sigurisë ka ngritur alarmin.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar para se të vinte zjarrin.

Nga informacionet e para mësohet se shqiptari me precedentë të vjetër penal kërkonte “drejtësi” për një çështje civile, me gjasë të lidhur me ish-vendin e tij të punës.

60-vjeçari është dërguar në komisariat ku edhe është marrë në pyetje për të sqaruar ngjarjen.

You may also like