Festa në dhomat e zhveshjes/ Çunat e Kombëtares këngë e brohorima pas kualifikimit

by editor

Kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Gjermania 2024 pas barazimit 1-1 në ndeshjen e mbrëmjes së sotme me Moldavinë.

Sapo ndeshja përfundoi, çunat e Kombëtares filluan festën, të cilën e kanë vijuar edhe në dhomat e zhveshjes.

Advertisements

Ata kanë festuar me shampanjë së bashku me trajnerin Silvinjo dhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Futbollistët e kombëtares kanë vënë muzikë shqiptare në dhomat e zhveshjes, ku ia kanë marrë këngës dhe valles.

Advertisements

Brohorimat e duartrokitjet nuk kanë munguar, ndërsa djemtë e ekipit shqiptar këto momente feste i kanë përjetuar së bashku me fansat e tyre në rrjetet sociale, ku kanë dalë live.

You may also like