Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit për ish-ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj.
Advertisements
Atij nuk i lejohet të largohet nga territori i Shqipërisë dhe duhet të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.
Advertisements
Gazetari Eni Ferhati shprehet se me hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve SPAK po tregon sot që ka guxim.
Ai tregoi se masa e butë e sigurisë e dhënë nga GJKKO për Beqajn lidhur me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndryshe nga çka ndodhur me zyrtarë të tjerë mund të lidhet me një kërkesë të vetë Beqajt për arsye shëndetësore.
“Dako për të njëjtën akuzë është në burg, Lefter Alla gjithashtu. Pse Beqaj të jetë i lirë? Kontrata origjinale e sterilizimit nuk është gjetur nga SPAK ku ka shkuar për ta sekuestruar. Nuk besoj që ky fakt e ka penguar hetimin. Ka pasur lajme jo të konfirmuara që mund të ketë pasur kërkesë nga Beqaj për masë më të lehtë sigurie për shkak të një problemi shëndetësor. Gjithë ish-zyrtarët po dalin të sëmurë kur vihen para akuzës. Hetim pasuror nuk ka deri në këto momente. Gjykata e thotë se nëse gjenden pasuri të pajustifikuara, hetoni nëse ka pasur korrupsion”, tha gazetari.