Vrau mikun e tij Mariglen Gjonaj për një orë “Rolex”, kalon për gjykim dosja për Kristian Cenajn

by editor

Gjykata ka kaluar për gjykim dosjen penale për shtetasin 31-vjeçar, Kristjan Cenaj, i cili u arrestua një vit më parë për vrasjen e shtetasit Mariglen Gjonaj. Dosja ka kaluar në Gjykatën e Juridiksionit të Lezhës.

Advertisements

31-vjeçari akuzohet për “Vjedhje me pasojë vdekjen” , pasi në maj të viti 2015 për një orë “Rolex” ekzekutoi mikun e tij, atëherë 16-vjeçar
Cenaj ra në prangat e policisë vetëm pak minuta pas kishte përfunduarr dasmën e të vëllait të tij,ndërsa kishte ardhur nga Italia posaçërisht për këtë gëzimfamiljar në Kurbin.

Advertisements

Policia dhe prokuroria e Laçit, kanë pasur informacion mbi vizitën e tij, dhe sapo ai ka hyrë në territorin shqiptar, në sistemin TIMS është vendosur shënimi për ndalim dalje në kufi të tij. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Cenaj është identifikuar si autor i dyshuar i vrasjes së Mariglen Gjonaj përmes qeliza telefonike dhe profilit të tij në “Facebook”.

You may also like