Shqiptarët festojnë 28-29 Nëntorin jashtë Shqipërisë

by editor

28 dhe 29 Nëntori janë festa kombëtare, por një pjesë e madhe e shqiptarëve preferojnë që t’i kalojnë ato jashtë vendit.

Këtë vit 111 vjetori i Pavarësisë dhe 79 vjetori i Çlirimit janë ditë jave, por duke i bashkuar dhe me fundjavën, shihen edhe si një mundësi e mirë për të bërë pushime.

Advertisements

Agjencitë turistike thonë se prenotimet për këto pushime kanë nisur që prej një muaji për të kapur dhe ofertat më të mira.

Shqiptarët kanë rreth një muaj që kërkojnë dhe prenotojnë për festat e nëntorit. Kanë rreth një muaj dhe po vazhdojnë se zakonisht shqiptarët i lënë rezervimet për momentin e fundit. Shqiptarët pjesën e Ballkanit e kanë ezauruar dhe tani po fillojnë të vizitojnë më shumë dhe preferojnë pjesën e Evropës perëndimore.

Advertisements

Ndër destinacionet e preferuara dhe më të kërkuara nga shqiptarët janë ato evropiane dhe këtu përmendim, Romën, Pragën, Lisbonën dhe Madridin.

Çmimet e paketave fillojnë nga 300-400 euro dhe ditët e qëndrimit janë 3-4 netë. Destinacionet kryesore janë Roma, Praga, Lisbona, Madridi e shumë kryeqytete të tjera evropiane.

Advertisements

Ndërkohë që interes të lartë, ashtu si dhe në vitet e kaluara ka edhe për vendet e rajonit, kryesisht nga grupet e organizuara.

Dhe turet në rajon nuk kanë mbetur mbrapa sepse janë lehtësisht të aksesueshme, mund të shkojnë për një natë dy ditë, siç janë Mali i Zi, Maqedonia por dhe brenda Shqipërisë ka pasur rezervime sepse paketat janë më të lira dhe transporti dhe koha është më e aksesueshme për ti arritur këto destinacione.

You may also like