Shqipëria luan sot në “Air Albania” përballë Ishujve Faroe ndeshjen e fundi për kualifikueset Euro 2024.
Advertisements
Gazetari Erion Todhe tha se në stadium pritet një atmosferë festive. Djemtë e kombëtares do të futen në fushë me qëllimin për të fituar sfidën dhe vulosin kështu vendin e parë në Grupin E.
Advertisements
Megjithatë rëndësi ka që në fund të sfidës FSHF-ja ka organizuar një program artistik për këtë sfidë të fundit. Gazetari Todhe dha detaje më shumë rreth këtij organizimi.
“Do të ketë këngëtaren Juliana Pasha që deri tani po bënte prova me këngët e saj, me DJ. Do ketë shumë surpriza, fishekzjarre, etj. Do të thirren futbollistët në stadium, do të thirren një pas një, do të falenderohen njëri pas tjetrit, stafi teknik gjithashtu. Pritet të jetë një atmosferë e bukur, ashtu siç i takon kualifikueseve të këtij Europiani”, tha Todhe.
Sa i përket formacionit priten që të ketë 6 ndryshime në formacion. Strakosha do të kthehet në vend të Berishës.
Në mbrojtje Ivan Balliu do të luajë në vend të Hysaj, në mesfushë do të aktivizohen Kejdi Bare dhe Ernest Muçi në vend të Bajramit dhe Kristjan Asllanit.
Do të ketë ndryshim në repartin e sulmit pasi do të rikthehen Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku./