Një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia belge, me akuzën e trafikut të drogës.
Advertisements
Mediat vendase shkruajnë se hetimet e policisë belge për një tregëtar droge që shiste 3-4 kg kokainë, coi tek emri i shqiptarit Si kreu i një bande droge, i cili e quajti veten “Shoku im”, ai kalonte çdo ditë qendrën e qytetit bregdetar Ostend me një biçikletë elektrike zonjash. Hetimet telefonike treguan gjithashtu se ai kishte shumë kontakte në mjedisin e drogës.
Advertisements
Hetimet e policisë zbuluan se i dyshuari quhet në të vërtetë Kladio X., një shqiptar që pretendonte të ishte grek. Gjatë kontrollit në banesën e tij në Zeedijk në mes të shkurtit, hetuesit gjetën pothuajse 600 gram kokainë, një armë zjarri dhe 29,000 euro cash. Në garazhin e tij në Mariakerkelaan kishte edhe 2.2 kilogramë kokainë, një dyshek dhe gati 14 mijë euro cash.
X. rrëfeu se prej tre vitesh merrej me tregtinë e kokainës në shkallë të gjerë dhe se kishte mbajtur edhe llogari për këtë. Herë pas here shiste edhe hashash. “Unë kam 100 klientë dhe kam pasur një fitim prej 300,000 eurosh,” tha ai kur u pyet se çfarë kishte dhënë tregtia e tij. Prokuroria publike ka llogaritur se X. ka shitur të paktën nëntë kilogramë kokainë dhe ka kërkuar konfiskimin e 468 mijë eurove.
Për këtë rast është akuzuar edhe një 27-vjeçar shqiptar. Gjatë kontrollit në banesë ka qenë i pranishëm K. A. Ai ka deklaruar se u sillte klientëve kokainë për X. dhe qëndronte në banesë prej rreth tre muajsh. Në dhomën e tij u gjetën më shumë se 600 gramë pluhur të bardhë.
Më 1 prill 2019, X. u dënua gjithashtu me 1 vit burg me kusht në mungesë për pjesëmarrjen e tij në një bandë shqiptare të drogës. Kështu që tani ai merr një dënim 5 vjet efektiv. Gjykata ka konfiskuar edhe 300 mijë euro. “Ai u soll si një udhëheqës i përsosur biznesi,” tha gjykatësi. K. A shpëton me një dënim 18 muaj burg me kusht.