Çfarë pritet të ndodhë? Paralajmërimi i ekspertit të sigurisë: Ka forca të shtuara serbe dhe sisteme kundërajrore në kufij me Kosovën

by editor

Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, është shprehur se në kufij me Kosovën janë vendosur forca të shtuara serbe dhe sisteme kundërajrore me rreze të gjatë.

Advertisements

Komentet Elezi i bëri në një emision televiziv, ku tha se diçka të tillë e pohoi edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, në Beograd.

Ai tha gjithashtu se shefi i NATO-s kërkoi nga qeveria në Kosovë që të mbajë zotimet lidhur me zgjedhjet lokale në Veri.

Advertisements

“Në takimet në Prishtinë sekretari i NATO-s ka thënë se për arsye sigurie Prishtina duhet të vijë drejt zbatimit të zotimeve për datën e zgjedhjeve lokale. Kjo pasi serbët lokalë janë shprehur se nuk do të presin nga Prishtina për zgjedhjet.

Nga ana tjetër, shefi i NATO-s në Beograd pranoi se ka forca ushtarake serbe afër kufirit. Po ashtu tha se pjestarë të forcave të sigurisë së Kosovës nuk janë të nevojshme në kufij përsa i përket sigurisë.

Pra pranoi që Serbia ka forca të saj në kufij dhe që janë të papranueshme. Ky është shqetësimi kryesor i NATO-s, sepse në vijën kufijtare me Kosovën nuk kemi të bëjmë vetëm me forca ushtarake të shtuara, por edhe me sisteme kundër-ajrore me rreze të gjata”, është shprehur Elezi.

Advertisements

You may also like