Aksident me vdekje në vend/ Makina e drejtuar nga i riu përplas këmbësorin

by editor

Aksidentohet me vdekje këmbësori në aksin Kavajë-Durrës.

Advertisements

Një automjet me drejtues T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi T.S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

You may also like