E priti sa doli nga shtëpia/ DETAJE: Si u vra 41-vjeçari në Fier, Gashi e qëlloi sapo uli xhamin e makinës

by editor

Fieri është tronditur ditën e sotme nga një vrasje me armë zjarri, ku viktimë mbeti 41-vjeçari Elton Javori.

41-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri nga 35-vjeçari Agim Gashi, teksa shkak për krimin dyshohet të jetë një konflikt i ndodhur disa ditë më parë mes tyre.

Advertisements

Gjatë këtij konflikti të mëparshëm ka pasur ofendime mes palëve, teksa sot autori e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij.

Sapo ai është nisur me automjetin tip Porsche, Gashi, i cili lëvizte me një automjet tip Benz “e Class”, e ka ndjekur dhe i ka dalë paralel. Në këtë moment viktima ka ulur xhamin e makinës dhe dyshohet të jetë qëlluar dy herë me pistoletë.

Advertisements

Autori ka ikur me shpejtësi duke u kthyer djathtas në rrugën “Llukan Toska”, ndërsa viktima ka ecur për disa metra dhe më pas është ndaluar dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

You may also like