EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet 38-vjeçari!

by editor

Policia e Durrësit ka arrestuar një 38 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.

Advertisements

Në pranga ka rënë Adem Dervishi i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane që e akuzojnë për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “trafik të lëndëve narkotike”.

Advertisements

Arrestimi i tij është bërë i mundur pas disa minutash ndjekje nga forcat operacionale të policisë në lagjen nr.14.

Në momentin që e ka parë se ishte nën ndjekje, Adem Dervishi ka tentuar të ikë me vrap nga efektivët e policisë.

Ndërkohë pritet që në vijim të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku gjykata i ka caktuar masën “arrest me burg”.

You may also like