Vetë ndryshimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave, bën që virozat dh bakteriet që janë të pranishme në ajër, të shfaqen dhe të gjallërohen në trupin e njeriut. Ato mund të kalojnë në organizëm në mënyrë të pandërprerë çdo ditë e kur kalojnë në gjak, fillon shtimi i tyre. Virusi qëndron në gjendje qetësie për 3, 4 apo 5 ditë dhe pastaj shpërthen.
Advertisements
Njeriu që kapet nga virozat, 2-3 ditët e para fillon të ketë ndonjë këputje, lodhje, dhimbje kockash, kyçesh e kështu me radhë. Më tej, fillon një rritje e lehtë e temperaturës. Ndërsa kur pacienti ka temperaturë e kollë të menjëhershme, marrje mendsh, prerje oreksi, vështirësi në frymëmarrje e dhimbje koke, kjo do të thotë se është prekur nga i ftohti. Pra, është tjetër virusi, pavarësisht tipit që ka; dhe është tjetër i ftohuri. Virusi zgjat deri në 7 ditë, ndërsa ftohja për një kohë më të gjatë.
Advertisements
Për të minimizuar ciklin e virozës që zgjat deri në javë duhet të ndjekim disa hapa të dobishëm. Së pari, duhet të rrisim rezistencën e organizmit, kjo është pikënisja.
Nëse ndjejmë menjëherë një rënie të ndjeshme të temperaturve nuk duhet të vishemi shumë trashë, por duhet të bëjmë dush në mëngjes me ujë të ftohtë, e pasuar me ushtrime gjimnastikore rreth 15 minuta, në mënyrë që të rrisim rezistencën e organizmit.
Madje, në mëngjes duhet të pimë një gotë çaj me fruta pylli, trëndafil të egër apo pak lëng limoni. Kështu që kur të sulmohemi nga viruset, leukocitet do të jenë shumë më shumë “luftarake” dhe organizmi në këtë mënyrë bëhet më i fortë nga virozat. Nëse bëjmë një shpëlarje të pjesës së kraharorit e këmbëve me ujë të ftohtë, praktikojmë gjimnastikën e pimë disa prej çajrave të sipërpërmendur, atëherë edhe i ftohti është më pak kërcënues për organizmin. E rëndësishme është që temperatura e dhomës të jetë 5-6 gradë më e lartë sesa temperatura e ambientit të jashtëm.
Duhet theksuar këtu, që ajri nuk duhet të thahet e dyshemeja duhet të spërkatet dy herë në ditë. Të gjithë njerëzit, për të forcuar imunitetin, duhet të përdorin bimë që janë të pasura me vitaminën C si boronica, trëndafili i egër, molla e egër, kulumbria, thana, dëllinja. Nëse këtë çaj e shoqërojmë me mjaltë, organizmi do jetë më në formë dhe organet do të punojnë shumë më mirë.