Sot në disa media u raportua se Granit Plava, autori i dyshuar i vrasjes së Liridona Ademajt, është dhunuarnë Burgun e Sigurisë së Lartë, por këto raportime i ka mohuar drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues së Kosovës, Ismail Dibrani.
Advertisements
Ai tha për mediat në Kosovë se ka pasur vetëm tentativë për sulm, por që nuk ka pasur dhunë .
Advertisements
“Në momentin kur kanë tentuar të burgosurit ta sulmojnë, stafi ka reaguar menjëherë dhe e ka parandaluar konfliktin. Nuk ka rrahje. Ka pasur tentim-sulm sepse është burg, dhe rasti është dëgjuar, presion i opinionit ka qenë i madh, mund të ketë kërcënime, tentim për sulm, por asnjëherë nuk ka pasur kontakt fizik. Edhe për këtë tentimm ne do të themelojmë komisionin hetimor dhe do të dalim me rezultate konkrete”, ka thënë Dibrani. Po ashtu, ai mohoi se i dyshuari për vrasjen e 30 vjeçares ka tentuar të bëjë vetëvrasje.
“Jo. Ka pasur një tentim nga ai i burgosur për ta dëmtuar batanijen në dhomë, në momentin që është hetuar, stafi ka arritur dhe e ka larguar batanijen nga dhoma dhe është zëvendësuar. Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim e as vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, reagimi ka qenë nga stafi. Sepse këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, u shpreh ai.
Drejtori i Shërbimit Korrektues po ashtu deklaroi se mes tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt nuk ka asnjë kontakt, dhe se ata janë të vendosur në dhoma njëshe.
Deri më tani për ngjarjen e rëndë janë arrestuar 4 persona, Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.Gjithashtu dje u arrestua edhe Tomë Dodaj nga Gjakova, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës.
Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim Murselit, Plavës dhe Kokallës, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, sepse ekziston edhe dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale. Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëpunim, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.