“Po provokon”, Çani përplaset me Manjanin për kërkesën e SPAK ndaj Berishës

by editor

Çështja “Berisha” është kthyer në temë debati mes ish-ministrit të drejtësisë Ylli Manjani dhe gazetarit Arjan Çani.

Të ftuar në emisionin “Noë” në Euronews Albania, Manjani theksoi se shkresa e SPAK është provokim i rëndë për Parlamentin, gjë që u kundërshtua nga Çani.

Advertisements

Ky i fundit, teksa foli për masën e sigurisë theksoi se nëse Berisha zgjedhë të bëjë arrestin në shtëpi, do zgjedhë selinë e PD-së.

Pjesë nga debati:

Advertisements

Manjani: Shkresa e SPAK është provokim shumë i rëndë ligjor që ia ka çuar Parlamentit.

Çani: Po pse mos të vendos parlamenti.

Advertisements

Manjani: Formalisht, SPAK heq përgjegjësinë nga vetja e vet.

Çani: Berisha edhe pse e dinte se po vinte një armik i tmerrshëm për ta vrarë, nuk bëri asgjë për ta ndaluar. Kishte shumë mundësi, por tani është vonë. Berisha në këto kushte ka vetëm një zgjidhje, të vdesë si hero. Ligji e lejon Berishën të zgjedhë vendin se ku do e bëjë masën e arrestit, në shtëpi, në zyrë. Berisha mund të zgjedhë që ta bëjë arrestin në selinë e PD-së.

You may also like